75 Mall Live Search
15:03 / E Premte, 15 Shtator 2023 / L K

Britania shpall zyrtarisht “Wagner” organizatë terroriste

Grupi mercenar Wagner është shpallur zyrtarisht si një organizatë terroriste në Mbretërinë e Bashkuar. Vendimi vjen pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi javën e kaluar se do ta bënte një vepër penale mbështetjen ose të qenit pjesë e grupit.

Shkelja e urdhrit të ndalimit mund të dënohet deri në 14 vjet burg.

Duke shpallur vendimin javën e kaluar, sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman e quajti Wagnerin një “organizatë të dhunshme dhe shkatërruese që ka vepruar si një mjet ushtarak i Rusisë së Vladimir Putinit jashtë shtetit”.