Britania sot vendosë për kryeministrin e ri, kush janë Liz Truss dhe Rishi Sunak?

Në Britani të Madhe sot do të zbulohet emri i kryeministrit të ri, i cili do të jetë pasues i Boris Johnson.
Në garë për këtë pozitë janë Liz Truss dhe Rishi Sunak.
Por kush janë në të vërtetë dy kandidatët, njëri nga të cilët pritet të marrë në duar timonin e shtetit për katër vite?
Liz Truss është më e njohur për të gjithë, për shkak se mban poziten e ministrës së Punëve të Jashtme që nga viti i kaluar.
Ajo njihet si një nga deputetet e pakta që votuan kundër mocionit për rrëzimin e Boris Johnsonit. Idetë e saj në të kaluarën karakterizoheshin me lëvizje pro-rrëzimit të monarkisë.
Truss gjatë fushatës ka bërë premtime që lidhen kryesisht me daljen nga kriza energjetike.
Truss ishte zotuar për ulje të taksave dhe ndihmesë për familjet dhe bizneset e vogla, marrë parasysh inflacionin e madh në vend.
Në anën tjetër, Rishi Sunak është ish-kancelar i Mbretërisë së Bashkuar.
Ai është i njohur për platformat ekonomike. Ulja e taksave dhe heqja e normëes prej 5% për TVSH është një nga zotimet e Sunak në këto zgjedhje.
Ai gjatë fushatës së tij ka paralajmëruar rritje të taksës për korporata si dhe rritje të sigurimit kombëtar.
Sipas BBC, një anketë e bërë gjatë muajit gusht nxori Truss fituese të kësaj gare, me 66% të votave.
Megjithatë, sondazhet e ditës së sotme duket se avancojnë Sunak, me shanse 33/1 për të fituar.