75 Mall Live Search
23:04 / E Martë, 01 Mars 2022 / OSH

Britania vë sanksione të reja kundër Rusisë, ndalon edhe anije ruse në porte

Mbretëria e Bashkuar prezantoi të martën sanksione të reja kundër Rusisë, duke përfshirë një ndalim për anijet me lidhje ruse për të hyrë në portet britanike, njoftoi qeveria në një deklaratë, raporton CNN, transmeton IndeksOnline.

“Ndalimi i anijeve ruse nga portet e Mbretërisë së Bashkuar dhe sanksionet e reja ekonomike kundër institucioneve kryesore financiare ruse, përfshirë bankën e saj qendrore, në koordinim të ngushtë me aleatët tanë, do të degradojnë ekonominë e Rusisë dhe do të ndihmojnë që Putini të humbasë”, tha Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss.


“Masat ekonomike shtesë, përfshirë kundër Bankës Qendrore Ruse dhe fondit të pasurisë sovrane të shtetit, nënkuptojnë gjithashtu se shumica e sistemit financiar të Rusisë mbulohet tani nga sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar, thuhet në deklaratë.

Duke filluar nga e marta, sekretari britanik i Transportit Grant Shapps tha se ” po udhëzoj të gjitha portet e Mbretërisë së Bashkuar që të largojnë çdo anije që është me flamur, e regjistruar, në pronësi ose operuar nga Rusia,”.

“Duke ndaluar anijet ruse nga portet tona, ne po izolojmë më tej Rusinë dhe po dërrmojmë aftësitë e saj ekonomike, duke e lënë urie makinën luftarake të Putinit”, shtoi Shapps./IndeksOnline/