Britanikët do të pajisen me kartë imuniteti Covid, ja çfarë funksioni do të ketë ajo

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë perëndimor, që ka nisur vaksinimin e qytetarëve të saj ndaj Covidit-19. 90-vjeçarja Margaret Keenan mori dy doza të vaksinë “Pfizer” në orën 06:31 të mëngjesit të sotëm.
Pas vaksinimit për Covidin të gjithë britanikët do të pajisen me një kartë indetiteti “Covid”, e cila në të vërtetë do të jetë një dokument zyrtar që konfirmon se janë vaksinuar.
Karta do të tregojë emrin dhe mbiemrin e marrësit të vaksinës, llojin e vaksinës që ka marrë si dhe datën e imunizimit.
Punëtorët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar janë përgatitur për fillimin e vaksinimit masiv. Britanikët do të marrin dozat e para të vaksinës, të zhvilluara(prodhuara) nga kompanitë farmaceutike “BioNTech” dhe “Pfizer”.
Vaksinimi, do të nisë vetëm shtatë ditë pasi vendi u bë i pari që miratoi zyrtarisht përdorimin e vaksinës “Covid”.