Britanikët festojnë lindjen e djalit të Meghan
Qytetarë të shumtë i janë gëzuar ardhjes në jetë të anëtarit më të ri në familjen mbretërore.
Shumë nga ta kanë dalë për të festuar në rrugë për lindjen e djalit te Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Princit Harry dhe Meghan Markle.

Turma të mëdha janë mbledhur jashtë Windsor Castle dhe Buckingham Palace për të festuar lindjen e fëmijës mbretërore këtë mëngjes.
Turma ishin fotografuar duke hapur shishe shampanjë dhe duke brohoritur jashtë pallateve mbretërore./Indeksonline/
