Britanikët suspendojnë Drilonin në boks

Meçi i 28 qershorit i Drilon Ramës u komentua me të madhe.
Kjo pas ndryshimit të beftë të kundërshtarit, nga një me asnjë humbje në tjetrin me mbi 20 radhazi pak ditë para ndeshjes.
Kundërshtari i parë, afrikani nga Tanzania foli për Prive By Liebrta Spahiu duke thënë që nuk është lënduar por problemi me vizë e la pa u përballur me Drilonin.
Megjithatë, një tjetër zhvillim ka ardhur s ai përket përballjes që bëri shumë bujë.
Në BoxRec, databazën kryesore, Drilon Rama figuron i suspenduar deri në fund të këtij muaji.
Prive By Liberta Spahiu u interesua për arsyet dhe ju sjell detajet.
Suspendimi një mujor vjen si pasojë e lëndimit të shkaktuar në përballje, të paktën sipas asaj që na tha promoteri i meçit, Costacis Evangelou.
Kjo është një procedurë rutinore në boks derisa të bëhen ekzaminimet njerëzore.