75 Mall Live Search
12:34 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Një britanik, fluturon si në “Iron Man” me ndihmë të rrobave të posaçme prej 1000 kuajsh fuqi

Shpikësi britanik për ta dërguar një letër matanë ujit, ka përdorur rrobat e tij fluturuese.

Këto rroba të krijuara nga Richard Browning janë të ngjashme me ato të Tony Stark në filmin amerikan “Iron Man”, me të cilat mund të fluturojë në distanca të caktuara.
Ato përdorin pesë turbina me gaz që prodhojnë njëmijë kuaj-fuqi, që bëjnë që personi që i vesh të udhëtojë me shpejtësi prej 90 kilometrash në orë.

E udhëtimi nga Solent është i pari i realizuar më rroba të tilla. Personi që i veshi i përshkoi 1.3 kilometra nga kështjella Hurst në Lymington deri në Fort Albert në Freshwater.

Richard Browning më parë kishte demonstruar fuqinë e këtyre rrobave në më shumë se 20 vende të ndryshme bote.