Britiania e Madhe, pergatitet për fazën tjetër të koronavirusit

Njerëzit të cilët tregojnë shenja, “madje edhe të vogla” të infeksioneve të traktit respirator apo ethe së shpejti do t’u thuhet të izolohen për shtatë ditë, pasi Britania e Madhe përgatitet të transferohet në fazën tjetër të trajtimit të shpërthimit të koronavirusit, shkruan “BBC News”.
Këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Prof Chris Whitty, tha që ndryshimi për fazën tjetër mund të ndodhë brenda 10-14 ditëve të ardhshme. /IndeksOnline/