12:55 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

‘British Airways’ mund të largohet nga funksionimi në Britani, për këtë arsye!

‘Brexit’ mund të ndikojë edhe në fluturime. Është pikërisht British Airways që mund të mos funksionojë më nëse Britania përfundimisht braktisë Bashkimin Evropian.

Në rast të largimit të Britanisë, kompania mund të mos i përmbushë rregullat e pronësisë së BE-së, që e lejojnë atë të veprojë, për shkak të aksionarëve të saj britanikë, transmeton Indeksonline.

Grupi Ndërkombëtar i Aviacionit (IAG), i cili zotëron linjën ajrore, është në bisedime me qeverinë spanjolle për t’u përcaktuar se si do të veprohet.

Sipas Marrëveshjes së Hapur të Bashkimit Evropian, një linjë ajrore mund të veprojë vetëm në Evropë nëse të paktën 50% e aksioneve të saj mbahen brenda BE-së.

Ekziston frika se sapo Britania të largohet nga blloku, IAG- e cila gjithashtu ka aksione në Katar dhe SHBA, mund të bjerë.

Ekspertët kanë pohuar se kompania mund të ketë nevojë të shpërbëhet ose të blihet nga evropianët në mënyrë që të ruajë statusin e saj.

IAG, e cila është e bazuar në Londër , por e regjistruar në Madrid, gjithashtu zotëron Iberinë e Spanjës dhe Aer Lingus të Irlandës./Indeksonline/