16:59 / E Hënë, 04 Shtator 2023 / AR

Britney bën tre tatuazhe të reja pas divorcit nga Sam Asghari

Britney Spears po shijon lirinë e saj e madje së fundmi ka bërë tatuazhe në trupin e saj.

Javën e kaluar ajo bëri një tatuazh në pjesën e poshtme të shpinës dhe ylli e shfaqi atë në Instagram duke kërcyer egërsisht, ndërsa tani ajo ka edhe dy tatuazhe të tjera. Tani ajo ka një tatuazh në parakrah, një yll të vogël dhe një tjetër në gishtin e unazës.

Spears me sa duket i ka bërë të tre tatuazhet në të njëjtën kohë, pasi ajo kishte veshur të njëjtën veshje në videon e saj të një dite më parë.

Të premten, ajo shfaqi me krenari vizatimin e zvarranikëve në pjesën e poshtme të shpinës me bojë të kuqe.

“Djema, tatuazhi im i ri i gjarprit. Jam shumë e emocionuar”, tha ajo në klip.

Tatuazhet e reja vijnë gati një muaj pasi bashkëshorti i Spears, Sam Asghari, bëri kërkesë për divorc pas 14 muajsh martesë.

“Siç e dinë të gjithë, unë dhe Hesami nuk jemi më bashkë… 6 vite janë shumë për të qenë me dikë, ndaj jam pak e tronditur”, ka shkruar ylli përmes Instagramit disa ditë pas publikimit të lajmit.