75 Mall Live Search
09:45 / E Martë, 30 Mars 2021 / AR

Britney i tremb fansat me paraqitjen e saj si vampir

Këngëtarja amerikane Britney Spears habit me paraqitjet e saj.

Ajo është ende nën përkujdesje të babait si pasojë e problemeve mendore, shkruan Indeksonline.

Jo rrallëherë ka bërë postime me të cilat i ka “çmendur” edhe ndjekësit për veprimet e saj të guximshme.

Së fundmi shpërndau një video duke shkruar: “Unë jam një vampir jashtëzakonisht e ligë…, por me të vërtetë kjo është e gjithë çështja!!!!”

Pati komente të shumta nga fansat duke i thënë se kjo pamje i ka trembur./Indeksonline/