09:18 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / V R

Britney nis udhëtimin romantik me të dashurin para ditëlindjes së 39-të

Britney Spears bën udhëtim romantik për ditëlindjen e saj, vetëm pak ditë para festës!

Këngëtarja 38-vjeçare u pa bashkë me të dashurin Sam Asghari ndërsa po merrte një avion privat në Hawaii për një festë të hershme të ditëlindjes.

“Ndjeva si një udhëtim i vogël në parajsë për një festë të hershme të ditëlindjes!” shkroi Britney  një foto të saj dhe Sam përpara aeroplanit.

Britney gjithashtu postoi një foto të saj të ulur në aeroplan, si dhe foto të pjatës së frutave që bëri në bord: “Unë jam duke bërë tërë këtë për vete. Doja të bëhesha krijuese !!! ”, shkroi këngëtarja.

Kur arritën në Hawaii, Britney ndau disa foto të lezetshme me partnerin në krah.

39 vjetori i lindjes së Britney është më 2 dhjetor./Indeksonline/