Britney nuk i plotësohet dëshira për t’u liruar nga babai

Britney ka kohë që ka paraqitur kërkesën për të mos qenë në mbikëqyrje të babait.
Por kjo kërkesë asaj i është refuzuar, transmeton Indeksonline.
Avokati i këngëtares, Samuel Ingham, kishte kërkuar nga gjykata në LA të dëbojë Jamie Spears (babain e saj), nga pozita e tij që i ka mbikëqyrur edhe pasurinë milionëshe.
Siç e dini, Britney do që Jamie të dalë tërësisht, kështu që është mjaft e qartë që avokati i saj do të paraqesë një kërkesë tjetër për të hequr Jamie.
Ndryshe, Jamie ka qenë dhe vazhdon të jetë mbikëqyrësi i vetëm i pasurisë së Britney.
