75 Mall Live Search
23:32 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Britney Spears acaron fansat, kritikohet për shpenzimet marramendëse

Një postimi i bërë në Instagram  nga Britney Spears, ka mjaftuar që të nxis komentet negative dhe të kritikohet nga ndjekësit e saj në Instagram.

Ylli i njohur i muzikës, publikoj një fotografi të një këpuce Louboutin në llogarinë e saj në Instagram duke treguar çmimin e tyre marramendës.

“Katër vjet më parë bleva këpucët e mia të para Christian Louboutin që ishin 6.000 dollarë,” shkroi ajo. “P.S. Unë kurrë nuk i kam veshur ato !!!!

Të menjëhershëm ishin komentet nga adhuruesit e saj për shpenzimet e saja të kota në një botë që njerëzimi vdesin urie dhe ka varfëri ekstreme.

“Ju mund të mi dërgoni mua, në mënyrë që t’i shes dhe t’i paguaj vaktet e një viti të tërë për të gjithë njerëzit që janë të uritur në qytetin tim.”, ka shkruar njëri nga ta.

“Duhet të jetë mirë të reklamoni mendjelehtësinë tuaj. Ndërkohë, kemi njerëz që nuk mund të përballojnë ushqimin e tyre të radhës. Këtu është një ide, në vend që të shpenzoni ato para për marrëzi, dhuroni ”, ishte një nga komentet tjera.

“Ju duhej t’i kishit dhuruar për bamirësi në vend që të krekoseni, ndërsa gruaja mesatare lufton në këtë klimë shtypëse!”, tha një tjetër.

Kjo gjë nuk i ka bërë përshtypje 37 vjeçares e cila nuk ka reaguar fare./Indeksonline/