75 Mall Live Search
15:39 / E Enjte, 05 Mars 2026 / KV

Britney Spears arrestohet për ngasje në gjendje të dehur

Këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Ventura County të Kalifornisë, nën dyshimin për vozitje në gjendje të dehur.

Sipas raportimit të TMZ, ajo është ndaluar nga Policia e Autostradës së Kalifornisë rreth orës 21:30 dhe është shoqëruar me pranga, ndërsa më pas është liruar.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga përfaqësuesit e saj, ndërsa rasti mbetet në zhvillim.