75 Mall Live Search
10:09 / E Hënë, 24 Korrik 2023 / AR

Britney Spears bën veprimin e papritur

Britney Spears është ‘zhdukur’ nga llogaria e saj në Instagram. 

Është e paqartë pse këngëtarja 41-vjeçare nuk mund të gjendet më në platformë që nga e diela, transmeton Indeksonline.

Është për t’u habitur që Spears ka fshirë llogarinë tani që sapo ka publikuar një këngë të re me këngën Mind your business.

 Për single-in me will.i.am, ajo nuk ka reklamuar shumë në Instagram që nga publikimi i tij më 21 korrik. 

Nuk është hera e parë që Spears mbyll faqen e saj në Instagram. Ajo e ka fshirë disa herë këtë vit, së fundmi më 8 qershor, por gjithmonë është kthyer pas disa kohësh./Indeksonline/