Britney Spears dhe i fejuari janë të gatshëm të birësojnë fëmijë

Edhe pse nuk ishte e mundur që Britney Spears të kishte një fëmijë për shkak se babai i saj nuk e lejoi që t’i hiqte DIU-në, rregulli tani ka ndryshuar.
Tashmë që kuratoria ka përfunduar, këngëtarja nuk e ka bërë të fshehtë se ajo dhe i fejuari i saj Sam Asghari do të donin të bënin një fëmijë. Dyshja thuhet gjithashtu se janë të gatshëm të birësojnë fëmijë, shkruan Indeksonline.
Një burim i brendshëm i thotë Closer se Britney dhe Sam “po bëjnë gjithçka që munden për të mbetur shtatzënë”.
Sipas burimit të brendshëm, çifti ka diskutuar edhe për “birësimin e mundshëm” nëse hasin komplikime gjatë rrugës./Indeksonline/