Britney Spears dhe Sam Asghari arrijnë një marrëveshje të madhe mes divorcit

Britney Spears dhe Sam Asghari kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e qenve të tyre.
Ata po divorcohen pas vetëm 14 muajsh martesë dhe pretendohet se Britney ishte e shqetësuar se Sam do të përpiqej të merrte qentë e tyre.

Ata kanë pesë qenë, ku sipas marrëveshjes për të cilën raporton TMZ, Sam do të mbajë njërin prej tyre, kurse katër tjerët Britney.

Në fillim të këtij muaji, një burim i brendshëm pretendoi se shqetësimi më i madh i divorcit të Britneyt nuk është pasuria e raportuar prej 60,000,000 dollarësh (47 milionë funte), por qentë e tyre./Indeksonline/
