75 Mall Live Search
08:13 / E Enjte, 17 Gusht 2023 / MSH

Britney Spears drejt divorcit

Një prej këngëtarëve më të përfolura të shoubizit amerikan patjetër që është Britney Spears.

Prej që ajo u lirua nga konservizmi, të drejtat e të cilit i kishte babai i saj, Britney është kritikuar nga fansat për sjelljen e saj.

Megjithatë, në krah ka pasur bashkëshortin Sam Asghari, i cili nuk i është ndarë këngëtares qysh nga viti 2016.

Por, TMZ raporton se martesa e kurorëzuar muaj më parë po shkon drejt divorcit.

Shkak i kësaj dyshohet të jetë tradhëtia.

Britney raportohet të ketë pasur një përleshje me Sam, i cili edhe ka lënë shtëpinë ku ka jetuar çifti.

Ndonëse akoma nuk janë dorëzuar dokumentet e divorcit, TMZ thotë se nartesa e tyre ka marrë fund.