Britney Spears fërkon gjoksin dhe qëllon të pasmet teksa kërcen me kostum transparent

Një javë pasi kërkoi falje për ekspozimin e të pasmeve, Britney Spears iu rikthye përsëri “zanatit”, duke rrahur dhe fërkuar të pasmet teksa kërcente në shtëpinë e saj.
Veshja provokuese e fitueses 43-vjeçare të çmimit “Grammy” ishte kostum i zi transparent me tanga dhe çizme të zeza, transmeton Indeksonline.

Britney u disponua duke kërcyer me hitin e vitit 2018 të reperes Cardi B, “I Like It”.

Britney e cila krenohet me 157.2 milionë ndjekës në rrjetet sociale – e përshkroi videon e saj në Instagram me dy emoji shpate dhe një emoji trëndafili./Indeksonline/

