Britney Spears feston rikthimin në muzikë duke pozuar nudo

Britney Spears publikoi një foto topless për të festuar publikimin e këngës së saj të parë në gjashtë vjet.
Princesha e muzikës pop publikoi këngën e saj të re me Elton John një ditë më parë, të quajtur “Hold Me Closer”. Në foto, Britney i la pak imagjinatës pasi mbulohej vetëm me një peshqir.

Fillimisht, ajo ndau një video të shkurtër në të cilën shprehu gëzimin e saj për suksesin e këngës së tyre të re. “Përshëndetje Sir Elton John. Ne jemi numri 1 në 40 vende. Uau. Unë jam në vaskë tani dhe jam gati të kaloj ditën më të mirë ndonjëherë. Shpresoj të jeni mirë”, dëgjohet duke thënë ai në klip.
— Britney Spears 🌹🚀 (@britneyspears) August 26, 2022
Më pas ajo ka postuar një foto nudo për të suksesin e saj.