Britney Spears humb foshnjën

Këngëtarja e famshme Britney Spears ka njoftuar seh për shkak të disa komplikimeve të shtatëzanisë ka humbur foshnjën e saj.
Artistja zgjodhi të ndajë lajmin e hidhur vetëm një muaj pasi njoftoi se është në pritje të ëmbël.
40 vjeçarja tha se ajo dhe partneri i saj, Sam Asghari, kanë shumë dëshirë të zgjerojnë familjen.
“Jemi shumë të mërzitur që duhet të njoftojmë se kemi humbur foshnjën tonë të mrekullueshme gjatë shtatëzanisë. Kjo është një kohë shkatërruese për cilindo prind. Ndoshta duhet të kishim pritur, përpara se të njoftonim, deri sa të ishim më të sigurtë. Megjithatë ne ishim shumë të lumtur të ndanim këtë lajm të mirë. Dashuria jonë për njëri tjetrin është forca jonë. Do vazhdojmë të provojmë të zgjerojmë familjen tonë të bukur. Jemi mirënjohës për gjithë mbështetjen tuaj. Kërkojmë me mirëkuptim për privatësi gjatë kësaj kohe të vështirë” ka shkruar ajo në Instagram.
Britney ka dhe dy djem të tjerë, Sean Preston 16 vjeç dhe Jayden James 15.