Britney Spears kërcen në heshtje pas shtrimit në qendrën e rehabilitimit
Britney Spears u rikthye të dielën me video të vallëzimit, pas një vizite në një restorant disa ditë më parë.
Por ndryshe nga shumë klipe të vallëzimit të yllit 44-vjeçar të popit, videoja e saj e fundit në Instagram ishte më ndryshe, transmeton Indeksonline.

Spears bënte lëvizje pa muzikë për të përcaktuar ritmin apo stilin dhe nuk shtoi një këngë sipër videos për 41.7 milionë ndjekësit e saj.

Shfaqja e saj e fundit vjen pas vizitës në Blue Dog Tavern në lagjen “Sherman Oaks” të Los Angelesit të mërkurën, ku thuhet se ajo dukej e shqetësuar, ndërsa ngrinte zërin dhe bërtiste./Indeksonline/

