15:01 / E Mërkurë, 15 Maj 2019

Britney Spears mund të mos këndojë më kurrë

Yli i muzikës, Britney Spears nuk po kthehet në Vegas për një të ardhme të afërt dhe ndoshta kurrë.

Burime thanë për TMZ se këngëtarja nuk është në gjendje mendore apo fizike për të rifilluar performancat në Vegas, që duhet të nisnin në shkurt.

Menaxheri për një kohë të gjatë i Britney, Larry Rudolph tha: “Si personi që udhëheq karrierën e saj, bazuar në informacionin që unë dhe të gjithë profesionistët që punojnë me të kemi është e qartë se ajo nuk duhet të kthehet në muzikë, jo në të ardhmen e afërt por ndoshta kurrë më.”

Ai ka më shumë se dy dekada,që punon me artisten, duke përfaqësuar karrierën e saj nga viti 1998 në 2004 dhe nga viti 2008 e tutje.

Performanca e Spears në Las Vegas ishte planifikuar të kishte premierën në 13 shkurt, me 32 shfaqje të planifikuara deri më 17 gusht. Por shfaqet u shtynë në janar pasi këngëtarja u përball me probleme të shëndetit mendor. Ajo u shtrua në spital psikiatrik dhe tani po përpiqet të rikuperojë veten.