Britney Spears në hall të madh, do që babait t’i shfuqizohen të drejtat mbi jetën e saj

Për këngëtaren më të dashur nga tinejxherët në fillim të mileniumit të ri,në vitet 2000, Britney Spears, telashat nuk kanë të ndalur.
Ajo që viteve të fundit po përballet me probleme të ndryshe shëndetësore,si varje nga drogat e alkooli, tashmë ka një tjetër hall.
Spears, po kërkon nga gjykata që të mos i kthehet babait të saj, Jamiet Spears,e drejta mbi karrierën e saj.
Babai i këngëtares, për 12 vite radhazi kishte të drejtat e plota mbi karrierën e të bijës, shkaku i problemeve me shëndetin mendor që më pas përballej Spears.
Jamies, në fund të vitit 2019 kishte vendosur të hiqte dorë nga kjo e drejtë, duke pretenduar se Britney tashmë ishte qetësuar.
Britney Spears, ka kërkuar nga gjykata që të mos ia kthejë babait të saj, Jamiet, të drejtën për të kontrolluar jetën dhe karrierën e saj. Babai i saj, Jamie Spears, ka qenë kujdestar ligjor i së bijës për 12 vjet me radhë, për shkak të problemeve që ajo kishte me shëndetin mendor.
Tani me 22 gusht, është momentin që kjo të ndodh e që Spears të rimarrë kontrollin mbi jetën e saj.
Avokati i saj ka thënë se kishte pritur që James Spears do të kundërshtonte heqjen e të drejtave. Dokumenti bëri të ditur se Britney nuk ka plan që të performojë.
Ajo performoi për të fundit herë në tetor të vitit 2018, para se ta anulonte një koncert të planifikuar në vitin 2019, për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të saj, duke u arsyetuar se familja vjen në rend të parë.