Britney Spears në lidhje me menaxherin e saj?

Britney Spears ka postuar një foto me menaxheren e saj, Cade Hudson, ku dyshja duken shumë afër. Biznesmeni shfaqet duke e puthur me përzemërsi Spears në faqe dhe kjo ka ngjallur thashetheme.
Nuk ishte vetëm një foto që këngëtarja ka postuar, pasi ka postuar edhe një mbishkrim të gjatë.
“Unë jam në një vend kaq të bukur! Jam shumë me fat që kam miq të mrekullueshëm!!! Komentet pozitive janë të rëndësishme për mua për momentin. E them këtë sepse po kaloj një divorc. Të pasqyroja të kaluarën time në një libër nuk ishte e lehtë. Dashuria për veten është kaq e pabesueshme e rëndësishme !!! U zgjova dhe qava sepse u ndjeva mirënjohëse që isha në një vend kaq të bukur…”
