Britney Spears nis përgatitjet për dasmën e madhe

Britney Spears është gati për t’u martuar me dasmë.
Donatella Versace është duke dizajnuar fustanin e saj të nusërisë, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja me anë të një mesazh në Instagram, ku thotë se stilistja e famshme është duke u kujdesur për këtë datë të veçantë.
“Jo, ky nuk është fustani im i nusërisë hahaha”, shkruan Spears në një seri fotosh ku pozon me një fustan të madh rozë me shumë tyl. “Donatella Versace aktualisht është duke bërë fustanin tim”.
Në shtator këngëtarja 39-vjeçare njoftoi se ishte fejuar me të dashurin Sam Asghari.
Nëpërmjet Instagramit, këngëtarja më pas u ka treguar ndjekësve të saj një unazë fejese. “Vështirë se mund ta besoj”, ka shkruar ajo. Sam dhe Britney janë në lidhje për pesë vjet. Dita e martesës ende nuk është vendosur, por që përgatitjet kanë nisur që tani./Indeksonline/
