14:26 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Britney Spears reagon pas daljes nga klinika e shëndetit mendor: Mos besoni gjithçka

Britney Spears, ka reaguar për herë të parë në lidhje me kohën e vështirë që po kalon së fundmi, me anë të një postimi në Instagram. Në këtë video, artistja e “Toxic” ka folur në lidhje me email-in që i është hackuar, kërcënimet që kanë ardhur në drejtim të saj dhe faktit që nuk ndihet dhe aq e sigurtë.

Në videon e postuar të martën në mbrëmje, 37 vjeçarja thotë: “Doja t’ju përshëndesja dhe t’ju thoja që gjërat që po thonë për mua kanë dalë ajshtë kontrollit!!! Wow!!

Ka thashetheme, kërcënime me vdekje që kanë ardhur në adresën e familjes time dhe kaq shumë gjëra të pavërteta që janë thënë. Po përpiqem që të marr një moment për veten time, por gjithçka që po ndodh po e bën këtë situatë të vështirë për mua. Mos besoni gjithçka që lexoni apo që ju thuhet.

Email-et e rreme që po lexoni, janë të krijuara nga ish-menaxheri im Sam Lutfi shumë vite më parë…Nuk i kam shkruajtur unë. Ai po hiqej si unë dhe ka komunikuar me skuadrën time me emrin tim, me një adresë email-i fallso. Situata që po kaloj është unike, por ju premtoj që po bëj më të mirën time për ta zgjidhur.

Ndoshta nuk e dini këtë për mua, por jam e fortë dhe e ngrej zërin për çdo gjë që dua! Dashuria juaj dhe përkushtimi ndaj meje është i mrekullueshëm, por ajo që dua tani është pak privatësi që të përballem me vështirësitë që më kanë dalë përpara. Nëse mund ta bëni këtë, do ju jem përjetë mirënjohëse. Ju dua!”.