75 Mall Live Search
16:18 / E Martë, 11 Tetor 2022 / AR

Britney Spears rrëfen momentin kur e ëma e goditi

Britney Spears ka rrëfyer një episod të së shkuarës ku nëna e saj e ka gjuajtur me shuplakë  për shkak se qëndroi natën vonë duke festuar, ndërsa ajo kujdesej për dy djemtë e saj.

“Nëna ime po kujdesej për  Jayden dhe Preston dhe unë po festoja deri në orën 4 të mëngjesit dhe nëna ime ishte e inatosur! Hyra brenda, ajo më pa dhe më goditi aq fort sa nuk do ta harroj kurrë”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram i cili është fshirë më vonë. Këngëtarja pretendon më tej  se incidenti ndodhi pasi ish-bashkëshorti i saj Kevin Federline  me të cilin ajo ka dy djemtë e saj  djemtë Jayden James dhe Sean Preston u largua nga ajo.

Kujtojmë që javën e kaluar, Lynne Spears  i kërkoi falje Brtney-t dhe kërkoi që ato të flisnin, por duket se këngëtarja nuk e fal dot të ëmën.