75 Mall Live Search
23:26 / E Mërkurë, 06 Shtator 2023 / AR

Britney Spears shijon jetën si beqare, shfaq linjat në fustan super të ngushtë

Britney Spears ka bërë paraqitjen e radhës me një fustan të shkurtër të kuq teksa ekspozonte linjat trupore në Instagram pas divorcit. 

Këngëtarja e muzikës pop, (41 vjeçe), bëri bujë muajin e kaluar për të konfirmuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Sam Asghari po i japin fund martesës së tyre, transmeton Indeksonline.

Sam Asghari dhe Britney Spears Happier Times

Duke postuar në Instagram, Britney Spears shfaqi linjat e saj nga Meksika.

Britney dhe Sam u martuan në vitin 2022. Ish-çifti u takua në vitin 2016. Duket se artistja është e lumtur t’u tregojë fansave jetën si beqare.

Duke publikuar video, Britney vuri në pah linjat në fustan të shkurtë të kombinuar me çizme të bardha.

Duke rënë në sy me belin e hollë, ajo i kujtoi Instagramit se është e fortë edhe pas ndarjes. 

Fituesja e Grammy-t më pas ‘shkundi’ trupin, duke rritur interesin e fansave për mbi 42 milionë fansat e saj./Indeksonline/