14:11 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Britney Spears uron Mariah Carey-in për ditëlindje: Ti je arsyeja që unë kam filluar të këndoj

Ata janë ikona të vërteta të muzikës.

Dhe  Britney Spears i shfrytëzoj rastin që t’i uroj ditëlindjen e 50-të Mariah Carey me një mesazh në rrjetet sociale të premten.

Këngëtarja 38-vjeçare e “Toxic” publikoj një fotografi përkrah Mariah përmes të cilës tha se ajo është arsyeja pse është bërë këngëtare.

“Gëzuar Ditëlindjen Mariah Carey !! Ju jeni një nga arsyet kryesore që fillova të këndoj, ‘ shkroi Britney.

‘Albumi juaj i Butterfly nuk plaket as pas 20+ vjetësh … .. ai është thjesht klasik dhe unë do ta dëgjoj sot derisa ushtroj në palestër !!!!! paçi një ditëlindje të mrekullueshme !!!!!! Zoti bekofte’ , vazhdoj tutje Spears.

Nuk ka hezituar as mesazhi i Mariah, e cila ia ktheu: ‘Të dua Britney !!!! Dhe unë po e dëgjojë “Stronger” si një forcë morali! Faleminderit për këtë mesazh të bukur’/Indeksonline/