Britney Spears zhduket nga Instagrami

Britney Spears nuk ka qenë aktive në Instagram që nga e mërkura.
Sipas TMZ , llogaria e këngëtares nuk është mbyllur, por duket se Spears e ka çaktivizuar vetë profilin e saj, transmeton Indeksonline.
Nuk është hera e parë që Spears zhduket nga Instagrami. Ky rast kishte ndodhur edhe në shtator, menjëherë pasi babai i saj Jamie dha dorëheqjen si kurator i saj.
Ajo i kishte paralajmëruar fansat në Twitter atë kohë. “Është në rregull njerëz, po bëj një pushim nga rrjetet sociale për të festuar fejesën time. Do të kthehem së shpejti”, kishte shkruar ajo.
Duke qenë se Spears është sërish ‘e lirë’, ajo është shfaqur rregullisht në media me mesazhet e saj goditëse në Instagram.
Për shembull, këngëtarja poston rregullisht foto nudo dhe ndan publikime të nxehta për jetën e saj./Indeksonline/