75 Mall Live Search
20:15 / E Enjte, 05 Mars 2026 / H F

Britney Spears “zhduket” nga Instagrami pas arrestimit

Këngëtarja Britney Spears ka çaktivizuar papritur llogarinë e saj në Instagram, vetëm pak kohë pasi u arrestua për drejtim të automjetit nën ndikim, transmeton IndeksOnline.

Kërkimi i profilit të saj tani shfaq mesazhin se faqja nuk është e disponueshme, ndërsa nuk dihet ende nëse Spears e ka mbyllur vetë llogarinë apo është hequr për arsye të tjera.

Sipas raportimeve, policia e California Highway Patrol e ndaloi këngëtaren të mërkurën rreth orës 21:30. Ajo u dërgua më pas për analizë gjaku dhe u mbajt për disa orë në Ventura County Jail, përpara se të lirohej.

Spears pritet të paraqitet në gjykatë më 4 maj.