21:34 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Brnabiç: Shpresoj që pas takimit në Berlin, Kosova ta heq taksën

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç nuk pret ndonjë zgjidhje për Kosovën në konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimore.

Ajo beson që Serbia është në një pozitë krejt ndryshe falë politikës dhe këmbënguljes së presidentit, Aleksander Vuçiq, transmeton Indeksonline.

“Serbia ka një imazh ndryshe dhe gëzon një respekt.”, tha Brnabiç.

Ndërsa, kryeministrja serb nuk ka dashur të flas për kundërmasat kundër Prishtinës për taksën 100%.

“Unë nuk do të flas për kundërmasat e caktuara. Ne jemi duke shkuar në mënyrën më të mirë për atë. Unë ende shpresojë se nuk do të ketë nevojë për të futur kundërmasa. Shpresojmë, ndoshta unë mund të jemë shumë naive ose shumë optimiste se pas takimit të Berlinit, Prishtina ndoshta mund të tërheq vendimin mbi taksën.”, u shprehë ajo në Radio Beogradit.

Brnabiç u shprehë e zhgënjyer që pavarësisht presionit të Brukselit dhe Uashingtonit, Prishtina nuk e hoqi taksën.

Ajo mendon që Brukseli ka mekanizma të fuqishme për ta detyruar Kosovën që ta heq taksën./Indeksonline/