Brnabiq habit me deklaratën: Nuk kam kërkuar nga anëtarët e OKB-së tërheqjen e njohjes së Kosovës
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq thotë se ajo nuk u ka dërguar letër anëtarëve të OKB-së për të kërkuar tërheqjen e njohjeve për Kosovën, shkruajnë mediat serbe.
Përderisa, ka disa ditë që thuhet se kjo ka qenë kërkesa e kryeministres serbe, ajo sot më në fund doli me një deklaratë tjetër.
Sipas saj, me anë të kësaj letre ajo nuk ka kërkuar tërheqjen e njohjes së pavarësisë, por ka dashur të tregoi historin e vendosjes së taksës 100 për qind nga ana e Kosovës për mallrat e Serbisë.
“Unë nuk kam bërë thirrje për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Dërgova letrën që të tregoi historinë e Ramush Haradinaj për vendosjen e taksës 100 për qind”, ka thënë ajo.
Sipas saj në letër është përmendur se Kosova nuk ka respektuar marrëveshjet e arritura në Bruksel e po ashtu edhe ka qenë i përmendur edhe rasti i Oliver Ivanoviqit që Kosova nuk ka lejuar Serbinë të përfshihet në hetimin e këtij rasti.
Reagimi i kryeministres serbe erdhi pasi Haradinaj i vlerësoi të papranueshme këto letra./Indeksonline/