75 Mall Live Search
14:28 / E Diele, 13 Qershor 2021 / AR

Brnabiq: Kurti le ta ngrejë padinë kundër Serbisë, në vend se të kërcënojë vazhdimisht

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, le ta padisë Serbinë për gjenocid më, në vend se të kërcënojë dhe pengojë vazhdimisht përpjekjet e negociatave.

Brnabiq në një intervistë për “TV Prva”, ka thënë se Kurti është një “fanatik ideologjik”.

“Gjithçka që parashikuam se do të ndodhte nëse Kurti përfaqëson Prishtinën në dialog, ka rezultuar të jetë e vërtetë”, ka thënë Brnabiq.