20:20 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Brnabiq shpreson ende që Kosova do ta heq taksën ndaj mallrave serbe

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka përfunduar vizitën në Bruksel me një takim me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Sipas mediave serbe në këtë takim Brnabiq, mori përkrahje dhe mirënjohje për shtetin serb duke thënë se vendi i tyre nuk ka vënë kundërmasa ndaj Prishtinës, e cila theksoi ajo, në veçanti po kontribuon në stabilitetin rajonal, transmeton Indeksonline.

Ajo tha se ky takim kishte një atmosferë të shkëlqyer, duke vënë në dukje se i pranishëm ishte edhe Komisioneri Evropian për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn.

“Ne kemi realizuar vizitën në Bruksel, dhe unë shpresoj se kjo do të sigurojë një energji të re në bisedimet tona me Bashkimin Evropian, si dhe për të dhënë një sinjal për një qetësim të përgjithshëm të situatës në rajon. Unë sinqerisht shpresoj që gjërat të kthehen aty ku ishin, para futjes së taksës nga ana e Prishtinës”, ka thënë Brnabiq./Indeksonline/