75 Mall Live Search
10:11 / E Hënë, 12 Gusht 2024 / L K

Broja afër kalimit te skuadra e Bundesligës

Shumë klube janë vënë pas Armando Brojës. Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Gjermania, me një tjetër klub surprizë që duket se ka nisur bisedimet me Chelsean për shërbimet e Brojës.

Bëhet fjalë për Stuttgartin, skuadrën që surprizoi këtë sezon në Bundesligë, e cila u rendit në vendin e dytë, përpara Bayern Munchenit.

Sipas gazetarit të Sky Sports Germany, Florian Plettenberg, bisedimet mes palëve janë vetëm formale për momentin, me klubin gjerman që kërkon ta huazojë Brojën.

Sipas tij, edhe sulmuesi shqiptar është i gatshëm që të bashkohet me Stuttgart, pasi kërkon që të largohet menjëherë nga Chelsea dhe të mos e humbasë startin e sezonit të ri.