Broja dhuron asistin e parë me fanellën e Fulhamit

Skuadra e Fulhamit ka pësuar humbje si mysafire e Wolves në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Premier League me rezultatin 2:1.
Në këtë ndeshje u paraqit edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, shkruan Indeksonline
Broja luajti më shumë se 10 minuta dhe dhuroi një asist te goli i shënuar nga bashkëlojtari i tij, Alex Iwobi.
Ky ishte asisti i parë nga lojtari shqiptar me fanellën e klubit të ri, Fulham./Indeksonline/