75 Mall Live Search
21:13 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Broja fillon stërvitjet me Partizanin në Slloveni

Skuadra e Partizanit po vijon me intensitet përgatitjet në Slloveni, në kuadër të pjesëmarrjes në Champions.

Trajneri Franco Lerda dhe stafi i tij kanë drejtuar sot paradite seancën e radhës stërvitore me karakter tekniko-taktik.

Gjendja fizike e lojtarëve paraqitet optimale, teksa grupi po e përballon pozitivisht programin stërvitor.

Me skuadrën është bashkuar edhe përforcimi më i ri, mesfushori Rron Broja, i cili është zyrtarisht pjesë e kampionëve të Shqipërisë. Ekipi do të qëndrojë në tokën sllovene deri të martën, për të vijuar më pas përgatitjet në kryeqytet.

Takimi i parë me skuadrën kampione të Azerbaixhanit, Qarabag, për raundin e parë kualifikues të Championsit, do të zhvillohet më 10 korrik, në orën 17:30, në “Selman Stërmasi”.