75 Mall Live Search
17:53 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Broja me shokë e ndalin Arsenalin

Arsenali ka bërë një tjetër gabim në Premierligë.

“Topçinjët” nuk arritën më shumë se një baraim në shtëpi ndaj Evertonit, me rezultat 0-0, shkruan IndeksOnline.

Për Evertonin në pjesën e dytë u inkuadrua edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja.

Ky ishte barazimi i dytë radhazi i Arsenalit, duke mbetur në vendin e tretë në tabelë me 30 pikë.

Në anën tjetër, Everton ka 14 pikë dhe renditet në vendin e 14-të./IndeksOnline/