Broja me shokë marrin një pikë ndaj Manchester United
Ka përfunduar pa fitues ndeshja e javës së 21-të të Premierligës angleze, mes Burnley dhe Manchester United.
Rezultati përfundimtar pas 90-minutave lojë në stadiumin ”Turf Moor”, ishte i barabartë, 2-2, shkruan IndeksOnline.
Ishte minuta e 13-të, kur një autogol nga Ayden Heaven i dha epërsinës skuadrës vendase.
Pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Benjamin Sesko barazoi rezultatin, derisa në minutën e 60-të, me golin e dytë personal, sulmuesi slloven i dha epërsinë ”Djajve të kuq”.
Nuk vonoi shumë dhe pas gjashtë minutave, Jaidon Anthony shënoi golin e dytë për Burnleyn, gol i cili vulosi fatin e ndeshjes.
Në këtë përballje, për Burnley u paraqit edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ku luajti për 76 minuta, para se të zëvendësohej nga Foster.
Ky barazim nuk i shkon përshtati asnjërës skuadër, me Manchester United që renditet në vendin e shtatë në tabelë me 32 pikë, derisa Burnley ka 13 pikë dhe renditet në vendin e parafundit të tabelës./IndeksOnline/

