75 Mall Live Search
08:48 / E Shtunë, 03 Janar 2026 / L A

Broja në formacionin e javës në Premierligë

Armando Broja po i rikthehet ditëve të tij të mira.

Jo vetëm kaq, teksa pas shumë kohësh ylli shqiptar ka mundur të përfshihet edhe në formacionin më të mirë të javës në Premierligë.

Faqja e specializuar e statistikave “WhoScored” e ka përfshirë Brojën në formacionin ideal në javën që lamë pas, teksa është vlerësuar me notën 7.45, pas asistit të regjistruar në duelin ndaj Newcastle.

Në formacionin më të mirë të javës, Broja, formon repartin ofensiv së bashku me yllin e Newcastle, Yoan Wissa.

Këtë fundjavë, Broja me Burnleyn përballet ndaj Brightonit, në ndeshjen e tij të parë për vitin 2026./IndeksOnline/