Broja ‘ngroh’ tifozët kuqezi, rikthehet në fushë te Burnley pas një mungese të gjatë
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, rikthehet në fushë pas një periudhe mungese dhe surprizon me paraqitjen e tij te Burnley.
Klubi anglez barazoi 0-0 në shtëpi ndaj Bournemouth-in, por momenti kryesor i sfidës për opinionin shqiptar erdhi në minutën e 88-të kur Broja hyri në lojë, duke zëvendësuar Flemming dhe duke treguar se është gati pas dëmtimit.
Ky rikthim ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Sylvinho dhe stafit të Kombëtares shqiptare, që e shohin sulmuesin të kthehet në formë për ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë, më 26 mars.
Broja pritet të jetë pjesë e listës për këtë sfidë, duke sjellë optimizëm te tifozët kuqezi që shohin sulmuesin e talentuar të rikthehet në fushë dhe të kontribuojë për ekipin kombëtar.
Hyrja e tij në lojë pas dëmtimit dhe minutat e fituara tregojnë se Armando Broja është gati të japë maksimumin dhe të jetë një opsion i rëndësishëm për ndeshjen ndaj polakëve, duke i dhënë stafit të Kombëtares më shumë mundësi në sulm.

