75 Mall Live Search
10:20 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / Gj. Sh

Broja paralajmëron largimin nga Chelsea, shkak transferi i fundit

Armando Broja mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi shqiptar së fundi ka publikuar një fotografi në profilin zyrtar, ku shihet si një paralajmërim nga klubi londinez, shkruan IndeksOnline.

Ai ka postuar një fotografi në fushën e “Stamford Bridge”, ku shihet në mbishkrimin e tij ka një rreth me ngjyrë të kaltër shoqëruar me dy pikëçuditëse.

Ky reagim nga Broja ka ngjallur një debat tek fansat e Chelseas, duke menduar edhe largimin e tij.

Postimi i 21-vjeçarit vjen pas dy transferimeve të Chelseas në fazën e sulmit, me Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson që tashmë janë zyrtarizuar te “blutë”.

Cila do të jetë e ardhmja e Armando Brojës, mbetet të shihet në muajt e ardhshëm./IndeksOnline/