75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / G T

Broja po kthehet më i fortë se kurrë, Evertoni publikon një video nga stërvitja e fundit

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, ka filluar stërvitjet me grupin e lojtarëve të Evertonit.

Klubi nga “Goodison Park” ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet sulmuesi “kuqezi”, duke treguar aftësitë e tij në sulm, shkruan Indeksonline

Broja nuk ia doli të ishte pjesë e Shqipërisë për ndeshjet e muajit nëntor, që janë të fundit në kompeticionin e UEFA Nations League.

Por, Broja tashmë po përgatitet për t’u rikthyer dhe debutuar me fanellën e klubit të Evertonit.

Mediat angleze raportojnë se Broja mund të mos luajë deri në muajin dhjetor, por duket se në aspektin fizik është duke u përmirësuar dukshëm./Indeksonline/