Broja: Sot na mungoi çdo gjë, jemi të gjithë të mërzitur

Armando Broja është deklaruar pas barazimit 1:1 me Letoninë.
Sulmuesi “Kuqezi” vlerësoi se sot iu mungoi çdo gjë, shkruan IndeksOnline.
Ai luajti 82 minuta dhe nuk munguan shanset e krijuara, por që sipas Brojës nuk luajtën mirë.
“Çfarë na mungoi sot? Na mungoi çdo gjë! Këto ndeshje janë të vështira, nëse nuk shënon 1, 2 apo 3 gola. Ndeshja me Serbinë ishte e vështirë dhe ndoshta disa lojtarë ishin pak të lodhur. Jemi të gjithë të mërzitur. Sot nuk kemi luajtur mirë. Shanse kemi ende. Kemi një tjetër ndeshje me Serbinë dhe Letoninë, ku duhet të marrim 6 pikë. Vendi i parë në grup, jo i pamundur, por shanse kemi për vendin e dytë. Me ekipet e vogla, më e vështirë sepse nuk bëjnë lojë të hapur” deklaroi ai pas ndeshjes.