75 Mall Live Search
08:54 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / G T

Broja s’shkon në Monaco, ngecin negociatat me klubin francez

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, pritet të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar veror.

E ardhmja e sulmuesit “kuqezi” do të mësohet mënjeherë pas Euro 2024, me lojtarin që dëshiron largimin nga Blutë e Londrës, shkruan Indeksonline

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se negociatat mes Brojës, Chelseat dhe klubit të Monacos kanë ngecur dhe tashmë destinacioni i lojtarit shqiptar është Premier League.

Kujtojmë që Broja ka oferta të shumta nga skuadrat angleze, përfshi këtu: Evertonin dhe West Ham Unitedin.

Por, për Brojën e rëndësishme fillimisht është Kampionati Europian me Shqipërinë dhe më pas e ardhmja e tij./Indeksonline/