75 Mall Live Search
16:18 / E Diele, 09 Qershor 2024 / G T

Broja takohet me Marescan pas Euro 2024, e ardhmja e lojtarit “kuqezi” ende në pikëpyetje

Futbollsiti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja pritet që të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, gazetari i Sportekspres, Klaudio Ndreca raporton se Broja pritet të bëjë një takim me trajnerin Enzo Maresca pas Euro 2024, shkruan Indeksonline

Në këtë takim që pritet të ndodh menjëherë pas Kampionatit Europian do të diskutohet e ardhmja e lojtarit shqiptar.

Maresca është një adhurues i Brojës, dhe mund ta ndalojë largimin e lojtarit i cili ka kontratë me Blutë e Londrës deri në vitin 2028.

Kujtojmë që Broja sihte i huazuar te Fulhami, por dështoi ta tregonte potencialin e tij./Indeksonline/