08:07 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Brokoli, super ushqimi dimëror që duhet të hanë fëmijët

Brokoli futet në listën e super ushqimeve, i cili është jo vetëm i shijshëm, por edhe i shëndetshëm. Ai parandalon dhe ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme, si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe lloje të ndryshme kanceri.

Flavonoidet e gjenduar brenda këtij “super ushqimi” ndihmojnë trupin të përballojë sëmundje të ndryshme, thonë shkencëtarët. Konsumimi i brokolit çdo tre ditë do të forcojë sistemin imunitar duke shmanguar inflamacionin. Shkencëtarët besojnë se janë një hap larg prodhimit të perimeve si lakra dhe sallata jeshile me doza të shumta të përbërësve fenolikë.

“Ne kemi nevojë për inflamacionin, sepse është reagim ndaj një sëmundjeje ose dëmtimi, por lidhet gjithashtu me fillimin e një sërë sëmundjesh të ndryshme”.

“Njerëzit, dieta e të cilëve përmban nivele të caktuara të këtyre përbërësve, do të jenë më pak të rrezikuar që të preken nga këto sëmundje”, shpjegon biologut Jack Juvik, nga Universiteti i Illi niosit. Përbërësit fenolikë janë të qëndrueshëm dhe pa aromë, që do të thotë se perimet që i përmbajnë këto përbërës mund të gatuhet pa humbur asnjë përfitim shëndetësor.

Sapo të konsumohen, përbërësit treten në trup dhe dërgohen në pjesë të caktuara të trupit (më shumë tek mëlçia). Flavonoidet përhapen nëpërmjet rrugëve të gjakut dhe pakësojnë inflamacionin nëpërmjet aktivitetit të tyre antioksidues. Është shumë e rëndësishme që të konsumohen këto perime, sidomos brokoli, duke qenë se trupi i njeriut nuk i prodhon vetë përbërësit fenolikë shumë të rëndësishëm për funksionimin e organeve në trup.